Kaloni te përmbajtja kryesore

Krasniqi: VV s’kanë shumicë parlamentare, po dojnë me ble kohë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas dështimit të seancës konstituive tha se sot ka pasur uzurpim partiak të institucionit përfaqësues të qytetarëve.

Krasniqi tutje ftuar të gjithë që mos ta mbajnë peng konstituimin e Kuvendit të Kosovës, afatet kushtetuese, por le të vinë në seancë e të votojnë.

”Qytetarët sot u bën dëshmitarë të faktit që Partia që ka dalë e para dhe ish pushteti e uzurpun një drejtë kushtetuese që u është dhënë përmes deputetit më të vjetër, për me pengu rrjedhën e seancës. Mund tJu them që këta në mënyrë të organizuar kanë ardhur me pengu seancën. Sot ka pasur uzurpim partiak të institucionit përfaqësues të qytetarëve. Në vend të zbatohet skenari i seancës, të hudhet votim raporti, por u keqpërdor kjo e drejtë që i takon deputetit më të vjetër, për me arrit qëllime partiake politike. Këta jo që skanë shumicë, por sjanë as afër shumicës. I ftoj mos ta mbajnë peng konstituimin e Kuvendit të Kosovës, afatet kushtetuese, por le të vinë në seancë e të votojnë. Smunden me u sjell me këtë shpërfillje ndaj vullnetit qytetar”, tha Krasniqi./21Media 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button