Kaloni te përmbajtja kryesore

Krasniqi vizitoi kryetarin e Leposaviqit: Diskutuam planet për zhvillim ekonomik

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka vizituar kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Sipas Krasniqit, ata kanë diskutuar për angazhimin e Hetemit si dhe planet për zhvillimin ekonomik lokal.

“Këtë pasdite, takova Kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin. Gjatë këtij takimi diskutuam për angazhimin e tij në shërbim të qytetarëve dhe planet për zhvillimin ekonomik lokal përmes iniciativave konkrete”, ka shkruar Krasniqi./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button