Krasniqi, thirrje institucioneve të rishqyrtohen refuzimet për njohje të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës

E mbijetuara e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi, përmes një letre të hapur, ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës, që të angazhohen që rastet e refuzuara të aplikimit për njohje të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë të shqyrtohen dhe të mbijetuarave që me vite po presin vendimet e gjykatave t’u njihet statusi.
Krasniqi tha se ka takuar qindra viktima, “shumë prej të cilave u është refuzuar paarsyeshëm statusi”.
“Është humbur shumë kohë dhe shumë viktima kanë vdekur në errësirën e traumës së tyre, Ju lutem mos lejoni që kjo të ndodhë edhe me të tjerat”, shkroi ajo në Facebook. /21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?