Kaloni te përmbajtja kryesore

Krasniqi: Pushteti ndau mbi gjysmën e buxhetit për investime kapitale për komunat që i udhëheq

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se është diskriminuese që partia në pushtet i ka mbështetur vetëm komunat të cilat i udhëheq sa i përket ndarjes së buxhetit për investimet kapitale.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka kërkuar nga deputetët që të mos e përkrahin propozimin e Qeverisë për ndarjen e këtij buxheti.

“Derisa për katër komunat që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, Qeveria ka ndarë më shumë se gjysmën e buxhetit për investime të reja kapitale për vitin 2024, për katër komuna që udhëhiqen nga Partia Demokratike e Kosovës – Ferizajn, Skenderajn, Kaçanikun e Hanin e Elezit, nuk është ndarë asnjë cent”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ai ka thënë se katër komunat që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje përbëjnë vetëm 11.6 për qind të popullsisë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button