Kaloni te përmbajtja kryesore

Krasniqi: Komentet e LDK-së ndërrojnë më shpesh se moti në Kosovë

PDK mbështetë thirrjen e kësaj seance

Sot në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, u vendos që seanca e jashtëzakonshme për dialog me Serbinë të mbahet sot nga ora 14:00.

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se opozita ka kërkuar rezolutë të përbashkët për dialogun me Serbinë, ndërsa, sot kur mbahet seanca në të cilën është paraparë rezoluta, opozita po ikë.

“PDK ka mbështetur thirrjen e kësaj seance. Konsiderojmë që është e rëndësishme që të arrihet një koncensusus për arritjen e marrëveshjes. Opozita ka kërkuar rezolutë të përbashkët, e sot kur e kemi rezolutën ata ikin. Komentet e LDK-së ndërrojnë më shpesh se moti në Kosovë. Ata nuk kanë qëndrim të qartë për asgjë”, u shpreh Krasniqi pas mbledhjes së Kryesisë.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk do të jetë pjesë e kësaj seance. Këtë e ka konfirmuar pas mbledhjes së Kryesisë, shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hotit./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button