Kaloni te përmbajtja kryesore

Krasniqi falënderon përfaqësuesit e Institutit Demokratik Amerikan për bashkëpunimin e ngushtë me PDK-në

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në zyrat e PDK-së, Presidentin e Institutit Demokratik Amerikan (NDI), Derek Mitchell, drejtorin e NDI për Evropë, Robert Benjamin, drejtoreshën e Zyrës në Kosovë, Nancy Soderberg dhe zyrtarët e lartë të programeve të NDI në Kosovë, me të cilët kanë diskutuar lidhur me procesin zgjedhor në Kosovë dhe zhvillimet aktuale.
Krasniqi tha se gjatë këtij takimi kanë biseduar për sukseset e arritura nga kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës në Zgjedhjet Lokale.
“Pata kënaqësinë të pres sot në zyrat e PDK-së, Presidentin e Institutit Demokratik Amerikan (NDI), Derek Mitchell, të shoqëruar nga drejtori i NDI për Evropë, Robert Benjamin, drejtoresha e Zyrës në Kosovë, Nancy Soderberg dhe zyrtarët e lartë të programeve të NDI në Kosovë, me të cilët diskutuam lidhur me procesin zgjedhor në Kosovë dhe zhvillimet aktuale. Gjatë këtij takimi biseduam për sukseset e arritura nga kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës në Zgjedhjet Lokale. Tutje, folëm për përgatitjet dhe mobilizimin që po e bëjmë për garën zgjedhore në komunat, ku kandidatët e PDK-së janë në balotazh.”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button