KQZ: Shpallja e rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit në fillim të shkurtit

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë se pas përfundimit të rinumërimit, KQZ, në fillim të muajit shkurt do të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Në një deklaratë për Gazetën Online Reporteri.net, Elezi tha se se ashtu siç parashihet në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, subjektet politike dhe kandidatët do të mund të parashtrojnë ankesat e tyre në PZAP dhe, eventualisht, procesi mund të vazhdojë deri në Gjykatën Supreme.
“Natyrisht, procesi i rinumërimit i heq të gjitha dilemat sa i përket rezultateve dhe kjo mund të zvogëlojë nevojën për ankesa, por KQZ duhet të presë afatin për paraqitjen dhe shqyrtimin e tyre para se të procedojë me certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe njëkohësisht me përmbylljen e procesit zgjedhor”, ka theksuar Elezi.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?