Kaloni te përmbajtja kryesore

KQZ pranon vendimin e PZAP: Palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve në Supreme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) e ka pranuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për çështjen e certifikimit të Listës Srpska.

Këtë e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai ka thënë se palët kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën Supreme brenda 48 orëve.

“Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me ankesën e paraqitur në këtë institucion. Ndaj këtij vendimi të PZAP-it, palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve në Gjykatën Supreme. KQZ do të presë që vendimi të marrë formën e prerë”, ka thënë Elezi.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë vendim në favor të subjektit politik Lista Serbe, duke aprovuar ankesën e këtij subjekti kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për moscertifikimin e listës së kandidatëve të saj për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025./21Media

PZAP obligon KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button