KQZ ka pranuar mbi 18 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më sot 19 nëntor ka pranuar mbi 18 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës.
Për portalin rtv21.tv zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar se një mijë e 205 prej tyre janë refuzuar, për arsye se”aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dorë dokumentin e identifikimit”.
“Nga 17,462 aplikime të aprovuara, 4,863 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 2,381 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 10,218 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës”, ka thënë Elezi për portalin rtv21.tv.
Elezi tutje ka njoftuar se shumica e rasteve të refuzuara janë pasi aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?