Kaloni te përmbajtja kryesore

KQZ aprovon 15,600 pako me fletëvotime të diasporës, refuzon rreth 2,400

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka përfunduar procesin e tërheqjes së pakove me fletëvotime nga diaspora dhe ka nisur vlerësimin e tyre në Kosovë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se janë tërhequr gjithsej 33,841 pako të supozuara me fletëvotime nga 23 kuti postare në 22 shtete të ndryshme dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë.

“Sot ka filluar procesi i vlerësimit të këtyre pakove. Deri në orën 16:00 janë vlerësuar më shumë se 18 mijë pako, prej të cilave 15,600 janë aprovuar, ndërsa rreth 2,400 janë refuzuar, kryesisht për mungesë të dëftesës së regjistrimit,” tha Elezi.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button