Kosovari kalon ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë me mbi 8 mijë euro
Një person ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë me veturë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është ndaluar në fshatin Postenje të Leposaviqit, të martën rreth orës 12:00.
Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar 8 mijë e 205 euro dhe 400 dinar serb, pa dokument lidhur me prejardhjen e parave. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?