Kaloni te përmbajtja kryesore

Kosovarët mund të kalojnë nëpër Austri me patentë shoferë të Kosovës

Kosovarët tani mund të udhëtojnë nepër Austri me patentë-shoferët e Kosovës. Ky vendim ka filluar të zbatohet nga 1 shtatori.

Kjo u bë e ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës (MPJD-ja). Në njoftimin e bërë për media MPJD-ja ka treguar edhe për cilat raste vlen kjo.

“Qytetarët e Kosovës që në Austri ndodhen si vizitorë;
Qytetarët e Kosovës që nëpër Austri kalojnë transit;
Qytetarët e Kosovës që kanë qëndrim të përkohshëm në Austri”, thuhet në njoftim.

Kjo ministri tregon se kjo nuk vlen për ata të cilët në Austri kanë qëndrimin e tyre të rregullt me leje qëndrimi.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri dhe institucionet e Republikës së Kosovës do të vazhdojnë angazhimin e tyre intensiv për njohjen e plotë të patentë shoferëve, e cila do të lehtësojë konvertimin dhe zëvendësimin e plotë të lejes së patentave për qytetarët e Republikës së Kosovës me leje qëndrimi afatgjatë në Austri”, thuhet ndër tjera në njoftimin e Ambasadës./21Media 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button