Kaloni te përmbajtja kryesore

Kosova pjesë e ushtrimit “Camprep24”, Maqedonci: FSK, krenaria jonë

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, bashkë me një skuadër nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë e në koordinim me ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar kanë realizuar ushtrimin fushor “Camprep24”.

Lidhur me këtë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se FSK-ja është e gatshme për këtë garë.

“Në kuadër të përgatitjeve për pjesëmarrje në garën “Cambrian Patrol 2024”, skuadra e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe një skuadër nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë në koordinim me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar dhe me qëllim vlerësimin e skuadrave pjesëmarrëse në garë, kanë realizuar ushtrimin fushor “ Camprep24”, ku skuadrat kaluan sfidat e ngjashme me të cilat do të ballafaqohen gjatë realizimit të garës”, ka thënë Maqedonci.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button