Kaloni te përmbajtja kryesore

Kosova mbyll fazën e grupeve në vendin e dytë në FIBA Europe Cup 3×3

Në parakualifikimet e FIBA Europe Cup 3×3, Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje nga Irlanda me rezultat  21:13
“Dardanët” u pozicionuan në vendin e dytë në Grupin A, me një bilanc prej një fitoreje dhe një humbjeje, ndërsa nesër do të ketë edhe një ndeshje eliminatore.
Pas një fillimi të barabartë 2:2, irlandezët me një seri prej 8:0, kalojnë në epërsi 10:2, megjithatë djelmoshat kosovarë arritën të ngushtojnë shifrat në 16:12, por pa arritur të bëjnë më shumë dhe pësuan humbje në fund me shifrat 21:13.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button