Kaloni te përmbajtja kryesore

Kosova i kërkon Serbisë që ta zbatojë obligimin për tregtinë ndërkufitare të energjisë

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka kërkuar zbatimin e vendimit të Komunitetit të Energjisë që obligon Serbinë të vërë në dispozicion kapacitetet ndërkufitare për tregtinë e energjisë me Kosovën, duke thënë se Beogradi nuk ka ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim dhe se Kosova nuk do të qëndrojë duarkryq.

Në takimin joformal të Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë, të cilin këtë vit e kryeson Kosova, Rizvanolli theksoi tri çështje. Ajo përmendi angazhimin për shfrytëzimin e kapaciteteve energjetike “që tashmë i kemi në rajon, qoftë gjeneruese apo transmetuese” – derisa në Kosovë kohën e fundit është diskutuar shumë për gazin amerikan.

“Së pari, po punojmë për të përshpejtuar integrimin e tregut të energjisë elektrike dhe zbatimin e legjislacionit të BE-së. Së dyti, po përpiqemi të harmonizojmë tutje politikat klimatike dhe të hapim rrugën për zvogëlimin e emetimeve të karbonit, gjithnjë me prioritet kyç sigurinë energjetike dhe përballueshmërinë e çmimeve për konsumatorët. Së treti, po angazhohemi për bashkëpunim të shtuar dhe shfrytëzim sa më të mirë të kapaciteteve që tashmë kemi në rajon, qoftë kapaciteteve gjeneruese apo atyre transmetuese”, tha ajo.

Ministrja në detyrë akuzoi Serbinë për moszbatim të vendimit të Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë, i cili kishte caktuar afatin 1 korrik 2026 për hapjen e kapaciteteve ndërkufitare me Kosovën.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button