Kaloni te përmbajtja kryesore

Kosova i kërkon BE-së presion që Serbia të zbatojë Deklaratën për të Zhdukurit

Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Agron Bajrami i ka shkruar letër të dërguarit të BE-së për dialogun Peter Sorensen, pas zbulimit të dy lokacioneve në Zubin Potok ku dyshohet për varrezë masive.

Ai ka thënë se ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që Serbia të zbatojë Deklaratën për Personat e Zhdukur, duke përfshirë qasjen në arkivat.

“Si Kryenegociator i Republikës së Kosovës, i kam përcjellë zyrtarisht Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun, Peter Sørensen, shqetësimet tona të thella lidhur me zhvillimet e fundit sa i përket personave të zhdukur nga lufta e viteve 1998–1999. Kam kërkuar nga Bashkimi Evropian të sigurojë që Serbia t’i zbatojë plotësisht zotimet e saj në kuadër të Deklaratës për Personat e Zhdukur, përfshirë qasje të pakufizuar në arkiva dhe mbrojtje për të gjithë ata që ofrojnë informacione. Familjet kanë pritur shumë gjatë për të vërtetën”, ka shkruar ai në X.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button