Kaloni te përmbajtja kryesore

Kosova humb në ndeshjen ndaj Polonisë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll, në konkurrencën e femrave, ka humbur sot në ndeshjen e parë të fazës së dytë kualifikuese për Botërorin 2023.

Në Bielsko-Biala, Polonia fitoi me rezultat 36:22.

“Në momente kemi treguar lojë të mirë, por Kombëtarja nikoqire shfaqi më shumë. Përvoja dhe niveli se ku luajnë lojtaret e bëri dallimin”, thuhet në shkrimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës në Facebook.

Të mërkurën na pret ndeshja në Prishtinë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button