Kaloni te përmbajtja kryesore

Kosova hoqi kushtin për dozën e tretë, kjo gjendje mbizotëroi në Merdare

Nga sot kanë hyrë në fuqi masat e reja të cilat u miratuan mbrëmjen e së premtes nga ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.
Me vendimin e ri çdo person që hynë në Kosovë duhet të plotësoj çertifikatën me dy doza të vaksinës ose njërën, mirëpo me vete duhet ta ketë testin PCR negativ.
Ndërkaq, sot në Medare ka pasur disa vetura të cilat vreheshin duke pritur në kufi.

Ndërkaq, masat e reja të miratuara mbrëmë janë: Orari i lëvizjes do të jetë deri në orën 00:00; maskat janë obligative vetëm në ambientet e mbyllura; hyrja në Kosovë do të lejohet me dy doza të vaksinës apo një dozë të vaksinës Johnson-Johnson; orari i punës së gastronomisë do të jetë deri në orën 23:00, si dhe do të lejohet hapja e fitneseve./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button