Kaloni te përmbajtja kryesore

Kosova e Zvicra dhurojnë spektakël e luajnë baras në “Fadil Vokrri”

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Zvicrës, e vlefshme kjo për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian Euro 2024.

Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova ka barazuar 2:2 me Zvicrën,

Heroi i “Dardanëve” ishte Vedat Muriqi me dy golat e tij (minuta e 65′ dhe minuta e 90+5′), kurse Amir Rahmani me autogolin e tij dhe Remo Freuler ishin golashënuesit e Zvicrës.

Me pikët e reja, Kosova renditet në vendin e pestë me katër pikë, krahas Zvicrës që zë vendin e parë me 11 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes, 2:2.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button