Kaloni te përmbajtja kryesore

Kontrollohen dy shkolla në Leposaviq nën dyshimin për aktivitete ilegale

Në Leposaviq janë kryer kontrolle në dy shkolla nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për aktivitete ilegale.

Për portalin rtv21.tv rastin e konfirmoi zëvendëskomandanti i policisë për rajonin e veriut, Veton Elashani, asnjë gjë e dyshimtë nuk është gjetur në dy lokacionet.

“Kemi pas informacione se ka aktivitete ilegale qe zhvillohen në këto 2 shkolla që gjinden në një oborr. Kemi hy brenda në prezencën edhe të rojtarëve të këtyre shkollave por nuk kemi has në diçka të dyshimtë”, tha Elashni./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button