Kaloni te përmbajtja kryesore

Kontrabandë në Liqenin e Ujmanit, policia konfiskon 19 telefona, 830 pako cigare, veshmbathje

Policia Kufitare ka ndaluar kontrabandimin 19 telefonave mobil, 830 pako cigare, çanta, veshmbathje, mjete shkollore, lodra për fëmijë, kozmetikë dhe disa gjëra të tjera, në Liqenin e Ujmanit.

“Njësia policore gjatë patrullimit në zonën kufitar, përkatësisht në liqenin e Ujmanit, ka vërejtur një mjet lundrues (barkë), të cilën e kanë përcjellë dhe kanë identifikuar vendin e ndaljes. Njësitë policore, me të arritur në lokacion, në mes të rrugës kanë hasur në një veturë të braktisur, me targa të Serbisë. Vetura e braktisur, dyshohet se ishte ngarkuar me mallin që ndodhej në barkë”, thuhet në njoftimin  e policisë. /21Media

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button