Kontingjenti i FSK-së po në mesin e 43 shteteve në një ushtrim në Turqi

Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) nga Regjimenti i tretë i Këmbësorisë, i është bashkuar 43 shteteve që po marrin pjesë në njërin nga ushtrimet më të mëdha, i cili realizohet në Izmir të Republikës së Turqisë dhe udhëhiqet nga Armata Egjeane Turke.
FSK njofton se ushtrimi ka për qëllim prezantimin e aftësive dhe kapaciteteve të forcave pjesëmarrëse të shteteve të ndryshme të koordinuara dhe harmonizuara për misione të përbashkëta paqësore dhe ndërveprueshmërinë në mes tyre.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?