Kaloni te përmbajtja kryesore

Konjufca takohet me ambasadorin britanik, flasin për situatën paszgjedhore

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Mbretërsisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në këtë takim, ata kanë diskutuar rreth situatës pazgjedhore në vend, saktësisht formimin e qeverisë e konstituimin e Kuvendit.

Ata kanë folur edhe për çështjen e sigurisë dhe stabilitetit rajonal, por edhe për atë në nivel më të gjerë.

Konjufca ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar mbetet një aleat kyç për Kosovën, në aspiratat e saj të integrimeve dhe zhvillimit të gjithanshëm, e në të njëjtën kohë edhe në rrafshin gjeopolitik.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button