Kaloni te përmbajtja kryesore

Konjufca priti në takim drejtorin e WFD-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot është takuar me drejtorin e “Westminster Foundation for Democracy” (WFD) të Mbretërisë së Bashkuar, Anthony Smith, me bashkëpunëtorë.

Sipas njoftimit për media, në takim u diskutua për situatën e përgjithshme politike në Kosovë, për proceset demokratike, jetën parlamentare dhe punën e përditshme të Kuvendit të Kosovës.

“Drejtori i “Ëestminster Foundation for Democracy”, Anthony Smith, falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen e ngrohtë dhe njëkohësisht shprehu gatishmërinë e fondacionit që ai drejton për të vazhduar bashkëpunimin dhe mbështetjen për Kosovën edhe në të ardhmen”, thuhet në komunikatën për media.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button