Kaloni te përmbajtja kryesore

Konjufca: Pas zhvillimeve në LDK “zgjidhja” së shpejti

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, është shprehur optimist se me LDK-në mund të gjendet së shpejti një zgjidhje sa i përket marrëveshjes për formimin e institucioneve të reja. Sipas tij, pas takimit mes

Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut është vërejtur një qasje dhe një vullnet më pozitiv për arritjen e një marrëveshjeje. Megjithatë, ai tha se po presin zhvillimet e brendshme në LDK, përcjell rtv21.

“Tash mbetet të shihen zhvillimet e brendshme të LDK-së. LDK-ja e ka autonominë e vet për të vendosur për çështjet e saj të brendshme. Ne nuk jemi këtu për ta këshilluar, sepse LDK-ja është një parti që ekziston prej kohësh në Kosovë dhe di t’i rregullojë punët e veta. Pas takimit me Kurtin, kryetari i LDK-së m’u duk se pati një natyrë tjetër të diskutimit, ndryshe nga herët e kaluara, dhe kjo na ka bërë më optimistë se një zgjidhje mund të gjendet së shpejti.”, tha ai /RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button