Kaloni te përmbajtja kryesore

Konjufca ngushëllon edhe familjen Rexhepi

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka ngushëlluar familjen Rexhepi, me rastin e vdekjes së simbolit të protestës kundër policisë serbe, Faik Rexhepi.

Konjufca thotë se me gjestin e tij politik, Faiku ekspozoi në sytë e të gjithëve ilegjitimitetin dhe arbitraritetin e dhunës së regjimit të Serbisë në Kosovë.

Në telegram tutje thuhet:

“E nderuar familje Rexhepi, Me pikëllim të thellë morëm lajmin se ka ndërruar jetë Faik Rexhepi, simboli i protestës dhe qëndresës përballë trupave okupatore serbe. Me aktin e tij autentik, Faik Rexhepi shënoi një çast sublim e të përjetshëm të popullit tonë kundrejt forcave pushtuese serbe.  Për fat të mirë, atë çast e gjejmë në një fotografi të paharrueshme, tek e cila do të jetojë gjithmonë shpirti dhe kujtimi i tij. Me gjestin e tij politik, Faiku ekspozoi në sytë e të gjithëve ilegjitimitetin dhe arbitraritetin e dhunës së regjimit të Serbisë në Kosovë.  Ai çast na ka bërë të gjithëve krenarë, e na ka dhënë fuqi në shpirt.  Do ta kujtojmë gjithmonë, sepse me aktin e tij frymëzoi sa e sa të tjerë përbrenda përpjekjes sonë të gjatë për liri. Ju lutem, pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta!  Shpirti iu prehtë në paqe dhe vepra e tij frymëzoftë çdo brez që do të vijë!”, thuhet në telegram.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button