Kaloni te përmbajtja kryesore

Konjufca: Lajçak është pozicionuar krah Serbisë, nuk ka Asociacion pa njohje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Kunjufca deklaroi se mendon njëjti si Kurti për mënyrën e punës së Lajçak në procesin e dialogut me Serbinë.

Sipas tij Lajaçk po mundohet që qëndrimet e Serbisë në dialog t’i paraqesë si pozicione të BE-së.

“Së pari nuk mendoj se janë akuza. Ishin disa konstatime për mënyrën e punës së Lajçak. Me thënë të drejtën qysh në fillim është vërejtur se zoti Lajçak, qëndrimet të cilat i artikulon më shumë janë le të themi ato marrje e pozicione të Serbisë, fillimisht e pastaj edhe përpjekje që përmes mekanizmave të ndryshëm dhe formulimeve që pastaj ai i qet në zgjidhjet që ai i propozon, me mujtë me qenë pikënisje e pozicionit të Serbisë. Qysh me mujtë dmth me akomodu në mënyrë sa më të përshtatshme pozicionin e Serbisë. E cili është pozicioni i Serbisë: pozicioni i Serbisë është që Kosova duhet ta bëjë një Asociacionin jashta çdo ombrelle politike të procesit i cili e ka arritë këtë pikë ku jemi tash, përderisa qasja origjinale ka qenë krejt ndryshe ku jemi tash. Qasja origjinale ka qenë kjo: që meqenëse Kosova nuk mund ta bëjë Asociacionin, sepse përndryshe do ta kishte bërë prej 2013, do ta kishte bërë në Qeverinë e Isa Mustfaës, ose Hashim Thaçit ose të mëhershme. Tash me Vetëvendosje është më vështirë që të bëhet. Sepse ne e kemi marrë një mandat goxha të fuqishëm politik me disa premtime tjetra. Ato premtime janë që Kosova nuk mund të ecë asnjë hap përpara në procesin e dialogut nëse nuk e ka në horizont njohjen. Pikërisht duke e pasë këtë parasysh ekspertët që e kanë përpilu marrëveshjen e Ohrit zgjeruan ombrellën. Çka është ky zgjerim i ombrellës, që aty të jetë njohja dhe Asociacioni. Tash Lajçaku po thotë vetëm Asociacioni, njohja i përket Serbisë vetëm kur dëshiron ajo. Ky është pozicioni i Serbisë, zoti Lajçak  argumenton këtë dhe nëse ky është pozicioni i BE-së, atëherë ne mund të themi që zoti Lajçak  paska kontribuar që ky pozicion zyrtar i BE-së të jetë kjo që e përfaqëson Serbia”, tha Konjufca sot para mediave.

Kryekuvendari shtoi se nuk ka Asociacion pa njohje.

“Është devijim prej idesë origjinale. Ideja origjinale është, nuk ka Asociacion pa njohje. Kjo është. Nuk mundesh Asociacionin me marrë edhe me heq prej idesë se njohjes. Quajeni si dush, mirë njohje de-facto, është njohje e shtetësisë së Kosovës. Serbia duhet që të pajtohet se kur ta kalon kufirin në Merdare është në një shtet tjetër. Duhet me reflektu në sjelljen e vet, duhet ta njoh, flamurin, simbolet nuk duhet që të na pengoj kur aplikojmë ne në organizata ndërkombëtare. Kjo është sjellja që duhet me pa prej Serbisë dhe pastaj është në përgjegjësinë e Kosovës që me ja gjetë një formë të Asociacionit që nuk e cenon Kushtetutën. Nëse mundoheni me shkatërru këtë ide atëherë është pozicionim drejt Serbisë. Nuk është akuzë kjo. Vetëm një çelës është i mundshëm për të ecur dialogu përpara, Asociacioni bashkë me njohjen, përndryshe nuk ka avancim të dialogut është problem”, deklaroi ai.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button