Kaloni te përmbajtja kryesore

Konjufca: Institucionet të marrin më shumë masa për barazinë gjinore

Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kuvendin e Kosovës, në bashkëpunim me UNFPA-në, kanë mbajtur sot konferencën rajonale lidhur me perspektivën parlamentare për barazinë gjinore dhe qëndrueshmërinë demografike në Ballkanin Perëndimor.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se kjo platformë duhet të shërbejë për krijimin e barazisë së plotë në mes burrave dhe grave.

Ai shtoi se institucionet e Kosovës duhet të marrin më shumë masa për krijimin e barazisë gjinore.

Ndërsa, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilja Rexhepi, tha se Kosova është në drejtim të duhur për sigurimin e plotë të barazisë gjinore.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button