Konjufca e Kurti nderojnë heronjtë, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Me rastin e 34-vjetorit të rënies heroike së heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu janë mbajtur homazhe në varrezat e dëshmorëve.
Me këtë rast, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se dy heronjtë e kombit janë bishtarë dhe paralajmërues të luftës çlirimtare të Kosovës.
Konjufca tha se me veprat e dy heronjve çdo ditë do të edukohen brezat e rinj.
Ndërsa, kryeministri Albin Kurti tha se Zhitia dhe Fazliu janë sinonim i shprehjes së mirënjohur “deri në frymën e fundit”. Sipas tij, të dy heronjtë punuan së bashku deri në fund të jetës së tyre, për çlirim dhe bashkim të vendit.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?