Kaloni te përmbajtja kryesore

Konjufca bën homazhe te busti i Adem Jasharit në Tiranë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë me homologen e tij shqiptare, Lindita Nikolla, kanë bërë homazhe pranë bustit të komandantit legjendar, Adem Jashari, në Tiranë.
Konjufca, bashkë kabinetin qeveritar e deputetë të Kuvendit të Kosovës po qëndrojnë në Shqipëri, pasi dje u mbajt mbledhja e parë e përbashkët në mes Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.
“Me Kryetaren Lindita Nikolla në këtë mëngjes të 28 Nëntorit në Tiranë për homazhe te busti i komandantit tonë legjendar, Heroit Adem Jashari”, ka shkruar Konjufca./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button