Kaloni te përmbajtja kryesore

Konfiskohen 15 metra kub dru në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar 15 metra kub dru në rrugën Koliq-Dyz.

Sipas njoftimit, njësitet rajonale të Drejtorisë Rajonale Kufitare-Veri, kanë hasur në kamionin me targa RKS të ngarkuar me këtë sasi të drunjëve industrialë të llojit (ahu) të padamkosura dhe pa dokumentacion përcjellës.

Kamioni është dërguar në hapësirat e Drejtorisë Rajonale Kufitare-Veri për procedura të mëtejme, drutë sekuestrohen, ndërsa vozitësi lirohet pas intervistimit./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button