Kaloni te përmbajtja kryesore

Konfirmohet vizita e Ruttes në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, më 11 mars do ta vizitojë Kosovën, ka konfirmuar faqja zyrtare e aleancës veriatlantike të premten.

Sipas njoftimit, Rutte do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Gjithashtu sekretari i NATO-s do të ketë konferencë për media me Osmanin rreth orës 15:00.

Veç liderëve të institucioneve të Kosovës, Rutte, i shoqëruar nga ambasadorët e vendeve anëtare të kësaj aleance, do të takohet edhe me komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani, ambasadorin e BE-së, Aivo Orav, shefin e EULEX-it, Giovanni Barbano e shefen e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh.

Kujtojmë se, kjo është kjo vizita e parë e Ruttes në Kosovë prej kur u emërua sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button