Kaloni te përmbajtja kryesore

Konfirmohet padia ndaj Google për diskriminim të gjuhës shqipe

Gjykata e lartë e Kalifornisë e ka konfirmuar padinë që i është bërë gjigantit Google për diskriminim ndaj gjuhës shqipe.

Kjo është bërë e ditur nga Neshad Asllani dhe Haki Derivishi të cilët kanë qenë edhe iniciuesit e kësaj padie.

Me këtë rast Google ka kërkuar afat prej 15 ditësh për të dhënë përgjigje, mbi justifikimin se i duhet më shumë kohë për të përgatitur dhe dhënë një përgjigje.

Kjo marrëveshje e nënshkruar nga paditësi dhe Google pritet të zgjatet deri më 18 dhjetor 2023.

Padia është ngritur për shkak se diskriminimi i vazhdueshëm i gjuhës shqipe nga Google ka bërë që shqipfolësit të diskriminohen nga pjesa tjetër e Evropës dhe botës në zhvillimin e biznesit, marketingut dhe gazetarisë, pasi janë të përjashtuar nga Platformat Google Ads, Google Adsense dhe Google Admob.

Për padinë ndaj Google për diskriminim të gjuhës shqipe janë njoftuar edhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë dhe e Republikës së Kosovës në SHBA.

“Investimi dhe kontributi i jashtëzakonshëm i Dr. Asllani dhe Z. Dervishi do të krijojë mundësi dhe përfitime të jashtëzakonshme financiare për portalet, kanalet televizive, gazetarët, blogerët, këngëtarët, agjencitë e marketingut dhe institucionet e tjera.Të ardhurat për të gjitha kompanitë që reklamojnë shërbimet dhe produktet e tyre në Google do të rriten gjithashtu. Kjo do të ndikojë në rritjen e punësimit, investimet e huaja dhe të ardhurat nga taksat mbi fitimet dhe qarkullimin e mundësuar nga Google.”, thuhet në njoftim.

Diskutimet shtesë mes Asllanit dhe Dervishit me avokatët dhe zyrtarët e Google do të zhvillohen gjatë dhjetorit 2023.

“Komunikimi është shumë miqësor dhe pritshmëritë për zgjidhje të pranueshme reciprokisht për të dyja palët janë reale.”, thuhet në njoftim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button