Koncerti për nder të 10 vjetorit të formimit të Universitetit “Haxhi Zeka”
Mbrëmë në qytetin e Pejës në kishën katolike “Shën Katarina” u mbajt koncerti i korit të Fakultetit të Arteve të Universitetit “Haxhi Zeka” nën udhëheqjen e dirigjentit Hysen Nimani, në rastin e 10 vjetorit të formimit të Universitetit.
Ngjarja filloi me fjalën e Rektorit Prof. Dr. Armand Krasniqi, i cili falënderoi pjesëmarrësit dhe të gjithë ata që punojnë dhe angazhohen çdo ditë për sukseset e Universitetit.
Koncertin e ndoqi edhe Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku i cili uroi që ky institucion të ketë jetë të gjatë në misionin e tij, e që ky mision është që të krijojë kuadro cilësor për shkollat dhe institucionet arsimore.
Kori interpretuan veprat e kompozitorëve botëror dhe shqiptar si, Sullivan, Verdi, Barber, Shehu, Gjini, Rizvanolli etj, ndërsa u pritën tejet mirë nga publiku i pranishëm./21Media

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?