Kaloni te përmbajtja kryesore

Komisioni për Integrim Europian voton tri projektligje

Komisioni për Integrim Evropian sot ka miratuartri projektligje në mbledhjen e radhës.

Me gjashtë vota për dhe një abstenim është miratuar i Projektligji për regjistrin e pronarëve përfitues, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Me gjashtë vota për është miratuar edhe projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve të veçanta për krijimin e bazës ligjore për nxjerrjen e akteve nënligjore nga Qeveria dhe ministrat, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Po ashtu, anëtarët e këtij Komisioni me gjashtë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim ka miratuar Projektligjin për harmonizimin e ligjeve të veçanta me Ligjin për kundërvajtje, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button