Kaloni te përmbajtja kryesore

Kombëtarja e Kosovës zhvendoset në “Fadil Vokrri”

Kombëtarja e Kosovës është zhvendosur sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, ku ka kryer stërvitjen e radhës në kuadër të grumbullimit për ndeshjet e qershorit në Ligën e Kombeve. Skuadra ishte e kompletuar dhe punoi me intensitet të lartë, derisa përzgjedhësi Allan Zhires ishte i fokusuar më shumë në aspektin taktik. “Dardanët” nesër dhe pasnesër do t’i mbajnë edhe dy seanca tjera, para ndeshjes ndaj Qipros të cilën e zhvillon të enjten në udhëtim./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button