Komandanti i KFOR-it: Vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi domosdoshmëri politike

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Oezkan Ulutash nga selia e NATO-s në Bruksel ka thënë se vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi mbetet thelbësor dhe se është i mundur, por që sipas tij, kërkon guxim dhe përkushtim nga të dyja palët.
“Tensionet ende ziejnë dhe mosbesimi midis komuniteteve pengon përparimin. Dialogu politik ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës vazhdon të përballet me pengesa. Në këtë drejtim, NATO-ja dhe KFOR-i mbështesin plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja për zgjidhje të qëndrueshme të çështjeve në pritje. Mbetem optimist se – me durim, këmbëngulje dhe qëndrim konstruktiv nga të gjitha anët – këto pengesa mund të kapërcehen”, ka shtuar ai.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?