Komandanti i FSK pret në vizitë Shefin e Mbrojtjes së Gjermanisë – Diskutojnë për bashkëpunim në fushën e sigurisë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Bashkim Jashari, sot ka pritur në vizitë zyrtare Shefin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Gjeneral Carsten Breuer, pritje që u bë me nderime të larta ushtarake.
Në njoftimin e bërë theksohet se në takim është diskutuar për thellim të bashkëpunimit në fusha kyçe të sigurisë dhe mbrojtjes, duke përfshirë arsimimin dhe trajnimin e pjesëtarëve të FSK-së në institucionet ushtarake gjermane, si dhe organizimin e trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta në të ardhmen.
Po ashtu bëhet e ditur se Breuer, e ka përgëzuar Jasharin për sukseset dhe profesionalizmin e treguar nga FSK-ja, duke vlerësuar rolin e saj në garantimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?