Komanda e Forcave Tokësore e FSK-së realizon ushtrimin fushor “Tango Mike”

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se në kuadër të përgatitjeve për validimin e Regjimentit të tretë të këmbësorisë, Kompania e armëve ka realizuar ushtrimin fushor “Tango Mike”.
Sipas njoftimit ushtrimi i Komandës së Forcave Tokësore (KFT) është realizuar me qëllim të vlerësimit të kapaciteteve operacionale dhe aftësive taktike të togjeve, si dhe testimin e funksionimit të komandës dhe ndërlidhjes në kushte të ngjashme me ato reale të betejës.
“Në këtë ushtrim janë validuar togjet e kompanisë, duke u vlerësuar në aspektin e dislokimit në terren, lëvizjes taktike, vendosjes në pozicione mbrojtëse dhe mbështetje me zjarre për njësitë operacionale të këmbësorisë”, thuhet në njoftim.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?