Kaloni te përmbajtja kryesore

Koleksioni me 200 palë atlete vendos rekord në ankand

Një koleksion atletesh vendosi një rekord ankandi në Sotheby’s .
200 palë atlete të edicionit special Louis Vuitton dhe Nike Air Force 1 u shitën për pak më shumë se 25 milionë dollarë.
Ato u projektuan nga stilisti i ndjerë i famshëm Virgil Abloh, transmeton rtv21.tv.
Të ardhurat nga shitja do të shkojnë në Fondin e Bursave Virgil Abloh “Post-Modern”, një bamirësi e krijuar për të mbështetur arsimimin e studentëve premtues me origjinë afrikano-amerikane dhe afrikane./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button