Koci: Kurti protestoi publikisht kur u ndalua një ish-deputet i LVV-së, për policin asnjë fjalë

Avokati Arianit Koci ka reaguar lidhur me heshtjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit për arrestimin e ish-policit, Arbnor Spahiu në Serbi.
Në një postim në Facebook, Koci shkruan se kryeministri Kurti protestoi publikisht kur u ndalua një ish-deputet i Vetëvendosjes nga ana e policisë serbe, e tash kur u paraburgos një ish-polic i Njësisë speciale, djali i një polici që ende i shërben shtetit – ende asnjë fjalë.
” Gabim. Shumë gabim. Kryeministri Kurti protestoi publikisht kur u ndalua një ish-deputet i Vetëvendosjes nga ana e policisë serbe. E tash – kur u paraburgos një ish-polic i njësisë speciale, djali i një polici që ende i shërben shtetit – ende asnjë fjalë. Përsëris: Arbnor Spahiu, s’ka qenë fare polic kur ndodhi sulmi terrorist në Banjskë, ku u vra heroi Afrim Bunjaku – e për çka dyshohet nga ana e autoriteteve serbe. Të gjitha provat i kam dërgu në gjykatë. Në anën tjetër, edhe po të kishte qenë? Pas sulmit terrorist në Banjskë, secili polic që ka marrë pjesë në neutralizimin e sulmit, e ka mbrojtë rendin juridik dhe tërësinë territoriale të Kosovës. E më shumë se kaq – e ka mbrojtë jetën e qytetarëve. Shqiptarëve dhe serbëve. Arbnori mbahet në paraburgim në Serbi, vetëm pse është shqiptar”, ka shkruar Koci.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?