Kaloni te përmbajtja kryesore

Klinaku: Deputetët të mbrojnë vlerat e UÇK-së, Edhe ata në Hagë janë qytetarë të vendit tonë

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku për RTV21 tha se në emër të veteranëve të luftës po u kërkohet deputetëve të zgjedhur ta nënshkruajnë “Betimin për Drejtësi”, një letër e cila, siç tha ai, u kërkon atyre reagim për padrejtësitë që tha se po bëhen nga Gjykata Speciale në Hagë.

Klinaku tha se kërkesa e tyre për deputetët e Kuvendit të Kosovës është që të punojnë në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së dhe të përfaqësojnë me dinjitet interesat e të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe ata që ndodhen në paraburgim në Hagë.

“Kërkesa që Gjykata Speciale, ashtu siç është miratuar, duhet të bëjë diçka që të paktën ta mbikëqyrë atë. Kërkojmë nga secili deputet i zgjedhur që të punojë në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së, por edhe të përfaqësojë interesat e secilit qytetar. Konsiderojmë që edhe ata që janë në Hagë janë qytetarë,” tha Klinaku./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button