Kaloni te përmbajtja kryesore

“Kjo është formë censure”, Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve reagon ndaj KPM-së

Presidentja e Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, Zuliana Lainez ka dërguar mesazh mbështetje për gazetarët dhe mediat në Kosovë që kanë qenë subjekt i gjobave nga Komisioni i Pavarur i Mediave.

Ajo, në mesazhin e publikuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se në demokraci nuk mund të ketë censurë ndaj mediave kritike.

“Dua të konfirmoj mbështetjen e Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve për gazetarët në Kosovë dhe për organizatën tonë anëtare. Për ne, asnjë lloj rregullimi nuk duhet të cenojë rendin juridik ndërkombëtar, respektimin e lirisë së shtypit dhe vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj mediave që janë kritike, sepse kjo është një formë censure. Demokracia ka nevojë për gazetari të lirë. Solidaritet me kolegët tanë”, tha Lanez.

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve përfaqëson rreth 600,000 profesionistë të medias nga 187 sindikata dhe shoqata në më shumë se 140 vende të botës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button