Kisha Ortodokse refuzoi, Çeku i drejtohet me letër Dioqezës Rashkë-Prizren për restaurimin e Manastirit të Banjskës

Minisitria e Kulturës së shpejti do të nisë sanimin e dëmeve në Manastirin e Banjskës, pas sulmit terrorist ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
Kështu njoftoi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.
“Zotimin e dhënë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të datës 27 shtator 2023 për sanimin e dëmeve nëManastirin e Banjskës në Zveçan, të shkaktuara nga sulmi terrorist i datës 24 shtator, po e konkretizojmë më shkresën zyrtare drejtuar Dioqezës Rashkë – Prizren”, shkroi ministri në Facebook.
Ai po ashtu ftoi autoritetet e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë për bashkëpunim.
“Konform detyrimeve, autorizimeve kushtetuese dhe ligjore ftojmë autoritetet e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë për bashkërendim të veprimeve deri në ndërhyrjet e nevojshme restauruese për sanimin e dëmeve në këtë aset të trashëgimisë kulturore”, përfundoi ai./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?