Kaloni te përmbajtja kryesore

Kisha Ortodokse e Shqipërisë zgjedh Joan Pelushin kryepeshkop të ri

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka zgjedhur kryepeshkopin e ri, Hirësi Joan Pelushi.

Mes tre kandidaturave të propozuara, Sinodi i Shenjtë u mblodh për të zgjedhur Kryepeshkopin e ri, mbledhje e cila zgjati 40 minuta. Hirësi Joan Pelushi do të pasojë Kryepeshkopin e ndjerë Anastas Janullatosin.

Me shpalljen e emrit të Kryepeshkopit të ri Joan Pelushi, tashmë bien kambanat në të gjitha katedralet dhe kishat e Shqipërisë, me praninë e besimtarëve të shumtë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button