Kaloni te përmbajtja kryesore

Kica-Xhelili: Ne mblidhemi në komisione dhe presim kot

(Lajm i përditësuar)


Kica-Xhelili: Ne mblidhemi në komisione dhe presim kot

Deputetja e e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka thënë se raportimi i ministrave në komisione është përgjegjësi e tyre e drejtpërdrejt ndaj kuvendit.

‘’Ne mblidhemi në komisione dhe presim kot, e përmenda me qellim çështjen e komisionit hetimor parlamentar sepse tri dite me radhe i kemi pritur nga 15 minuta  dhe nuk kane ardh kane qene ne objektin kuvendit dhe nuk kane ardh’’, tha Kica-Xhelili pas bojkotimit të raportimit të Zëvendëskryeministrit të parë Besnik Bislimit në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, i cili nuk u paraqit në sallë.

 


Kadiu: Nuk ka patur mosparaqitje të Bislimit, ka patur mungesë kuorumi

Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, në një përgjigje për RTV21 tha se shkaku i mospjesëmarrjes së zëvëndëskyeministrit Bislimi në Komision për Punë të Jashtme ishte mungesa e kuorumit.

“Nuk ka patur mosparaqitje të zvKm. Ka patur mungesë kuorumi. Është opozita e cila e ka bojkotuar mbledhjen”, tha Kadiu.


Opozita e bojkotoi Komisionin për Punë të Jashtme për shkak të mos paraqitjes se Bislimit në sallë

Opozita ka bojkotuar raportimin e Zëvendëskryeministrit të parë Besnik Bislimit në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Arsyeja e bojkotimit sipas opozitës ishte mos prania e Bislimit në sallë.

Raportimi ishte paraparë të fillojë në ora 10:00./21Media 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button