KFOR: Vazhdojmë të kemi prani në Urën e Ibrit

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se janë duke vazhduar patrullimet në Urën e Ibrit, si çdo herë.
Me anë të një njoftimi në “Facebook” thuhet se KFOR-i vazhdon të japë një ambient të sigurt për qytetarët e Kosovës.
“Njësitë e Specializuara Shumëkombëshe të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja kanë prani të vazhdueshme në Urën e Ibrit, dhe kryejnë patrullime të rregullta në zonat përreth për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet lokale”, thuhet në njoftim.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?