Kaloni te përmbajtja kryesore

KFOR-i kreu stërvitje me armë të vërteta në Prishtinë

Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e misionit të KFOR-it ka zhvilluar ushtrime me armë të vërteta në Prishtinë, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të gatishmërisë për ta ruajtur aftësinë e lartë operacionale.

Në njoftimin e tyre në Facebook, thuhet se këto stërvitje ndihmojnë që trupat e KFOR-it të mbeten të përgatitur.

“Stërvitja e rregullt është thelbësore për të siguruar që trupat e KFOR-it të mbeten të përgatitura për t’iu përgjigjur shpejt dhe efektivisht çdo sfide”, thuhet në njoftim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button