Kaloni te përmbajtja kryesore

KFOR i gatshëm të adresojë zhvillimet e sigurisë

Pak ditë pas dislokimit të rreth 300 trupave të reja britanike në kuadër të forcës paqeruajtëse të NATO-s, KFOR-i përçoi porosinë se është i gatshëm që të adresojë çdo shqetësim të sigurisë në pjesën veriore të vendit.

Forca paqeruajtëse e NATO-s kërkoi nga Kosova dhe Serbia që të shmangin veprimet që çojnë në tensione dhe të angazhohen në dialog.

Një zëdhënës i KFOR-it i tha rtv21 në një përgjigje mke shkrim se gjendja në terren është përgjithësisht e qetë por mbetet e brishtë.

”Misioni ynë mbanë një prani të dukshme dhe fleksibile si dhe është i dislokuar mirë për të adresuar çdo zhvillim të rëndësishëm të sigurisë, në përputhje me mandatin e tij nga OKB-ja. Është e rëndësishme të shmangen veprimet që mund të krijojnë tensione të panevojshme dhe të angazhohen në dialogun politik. Ky është çelësi i sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe në stabilitetin rajonal”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Përgjigja e KFOR-it pason shqetësimet në Prishtinë të udhëheqësve të institucioneve të Kosovës të cilët thanë se kërkesat e presidentit serb Vuçiq janë pjesë e fushatës aggressive ndaj Kosovës. Presidenti serb një adresim të tij një javë më parë i akuzoi autoritetet e Kosovës se po ushtrojnë, sipas tij, dhunë ndaj komunitetit serb në veri dhe paraqiti 7 kërkesa për zgjidhjen e problemit përfshirë edhe atë të kthimit të policëve serbë në vendet e tyre të punës.

Por, kryeminstri Kurti I k a cilësuar kërkesat si jo racionale dhe ka thënë se ato janë thirrje për konflikte të reja.

”Ndërkaq, ato kërkesat e tij, masat e tij bëhen nga një dëshpërim dhe paraqesin jo-racionalitet e nuk janë aspak paqësore, por përkundrazi pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja që pa dyshim nuk kanë vend as në Kosovë”, tha Kurti.

Paralajmërimet për përshkallëizme të reja të situatës vijnë në prag të një vjetorit të sulmit në Bansjkë kur një rreshter I Policisë së Kosoëvs u vra nga të shtnat e grupit të armatosur që hyri në territorin e Kosovës.

Udhëheqësi I grupit, ish-nënkryetari I Listës Serbe, Milan Radojçiq dhe një numër i sulmuesve pas sulmit u largua në territorin e Serbisë. Radojçiq u mor në pyetje në Serbi por ai u la i lirë.

Prokuroria Speciale e Kosovës një javë më parë ngriti aktakuzë ndaj 45 personave, përfshirë edhe Milan Radojçiq, për vepra të terrirozimit dhe rendit kushtetues të Kosovës.

Udhëheqës të institucioneve në Kosovë ndërkohë thonë se pjesëtarë të grupit të Radojçiq po rigrupohen dhe ata sërish paraqesin rrezik për siguerinë në Kosovë.

Mbi 4600 forca paqeruajtëse të NATO-s janë të dislokuara aktualisht në Kosovë, dhe vetëm vitin e kaluar pas përshkalëlzimeve në veri rreth 1000 trupa u shtuan për të ruajtur, siç thuhet, paqen dhe sigurinë për të gjithë qytetarët e Kosovës./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button