Kaloni te përmbajtja kryesore

KFOR-i dhuron donacione në disa komuna

Misioni i NATOS-s në Kosovë, KFOR, ka dhuruar disa donacione në komuna të ndryshme të Kosovës, në dobi të komuniteteve.

KFOR-i ka njoftuar se përmes ekipeve të saj të bashkëpunimit civilo-ushtarak është dhuruar një sistem ngrohjeje për Shtëpinë e Sigurt në Gjakovë, pajisje shkollore në Malishevë, pajisje mjekësore në Mamushë, sistem ndriçimi për Manastirin e Deçanit në Deçan, si dhe një karrige me rrota elektrike në Istog.

“Aktivitetet e CIMIC kontribuojnë në sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe kushteve më të mira të jetesës për të gjithë komunitetin që jeton në Kosovë”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button